Futboll Premier League

Rooney këshillon United: Ja në cilin pozicion duhet të luajë Pogba

Manchester United duhet të vendosë Paul Pogba në rolin e mesfushorit ‘box-to-box’ për të nxjerrë më të mirën prej yllit francez, sipas ish-shokut të ekipit Wayne Rooney.

Jose Mourinho e la në stol Pogba gjatë fitores 2-0 ndaj Huddersfield Town pas paraqitjes së dobët në ndeshjen me Tottenham dhe Rooney mendon se ky ndryshim taktik do t’i shërbente më mirë skuadrës.

‘Box-to-box’ përdoret për mesfushorit që marrin pjesë në të dyja fazat e mbrojtjes duke u gjendur në zonën e tyre dhe atë kundërshtare sa herë që i jepet mundësia.

“Për mendimin tim, Paul Pogba është një lojtar klasin ‘box-to-box’. Ai i bën të gjitha shumë mirë,” shprehet Rooney për Sky Sport.

“Nëse ai ka lirinë ku nuk duhet të mendojë shumë për mbrojtjen ai mund të shkaktojë dëme për kundërshtarët.

“Tek Juventus ai kishte Pirlo-n pranë tij. me Matic dhe një tjetër përkrah tij, në të majtë të mesfushës, ai është pozicioni më i mirë për të.”

Pogba ka luajtur 22 herë për United në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë 10 asiste.

Related posts

“KUR MBARON KJO CEREMONI?” Ronaldo nuk pranon çmimin “The Best FIFA”, mimika e tij bëhet virale

Delo.autor

“TË QËNDROJMË TË FORTË NË VAZHDIM”/ Mbappe nuk demoralizohet, paralajmëron rivalët për Champions

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Laçi: Të kuqtë duan të blindojnë vendin e parë, Laçi për surprizë në kryeqytet

Isa.Autor

Leave a Comment