Futboll La Liga Sport

NUK FITONTE PREJ 1 SHTATORIT/ Costa dhe Joao Felix rikthejnë Atleticon te suksesi

Nuk fitonte që prej 1 shtatorit në sfidën ndaj Eibarit në shtëpi, por Atletico e Madridit u rikthye te suksesi mbrëmjen e sotme, ku ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Mallorcës.

Diego Costa në pjesën e parë dhe Joao Felix në të dytën shënuan për “Los Colchoneros”, që në 15 minutat e fundit luajtën me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, pak minuta pasi kishte zbritur në fushë.

Me këtë fitore, Atletico e Madridit u ngjit përkohësisht në krye të renditjes me 13 pikë, duke parakaluar Athletic Bilbaon, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Leganesit.

Related posts

POSTON PAMJET E “AIR ALBANIA” DHE PYET NDJEKSIT/ UEFA: Ku ndodhet ky stadium? (FOTO)

Delo.autor

Dzeko i thotë “po” Chelsea-t: Do të fitojë 8 milionë euro në vit

Q.Autor

Guardiola mund ta fitojë titullin në Angli kundër Mourinhos

Q.Autor

Leave a Comment