Futboll La Liga Sport

NUK FITONTE PREJ 1 SHTATORIT/ Costa dhe Joao Felix rikthejnë Atleticon te suksesi

Nuk fitonte që prej 1 shtatorit në sfidën ndaj Eibarit në shtëpi, por Atletico e Madridit u rikthye te suksesi mbrëmjen e sotme, ku ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Mallorcës.

Diego Costa në pjesën e parë dhe Joao Felix në të dytën shënuan për “Los Colchoneros”, që në 15 minutat e fundit luajtën me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, pak minuta pasi kishte zbritur në fushë.

Me këtë fitore, Atletico e Madridit u ngjit përkohësisht në krye të renditjes me 13 pikë, duke parakaluar Athletic Bilbaon, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Leganesit.

Related posts

“Griezman te Barcelona, a keni frikë?” Shikoni reagimin epik të Marcelo-s (VIDEO)

Sadik.Autor

EURO 2024/ Spanja pret biletën për në gjysmëfinalen e Europianit, Gjermania “shembet” pas 120 minutash lojë

F.autor

MILANI NIS FESTËN/ Përfundoi takimi: Ja vendimi i fundit për HIGUAIN…

Isa.Autor

Leave a Comment