Futboll Premier League Sport

I HABIT TË GJITHË ME ZGJEDHJEN E TIJ/ Wenger dëshiron kalimin te rivalët e Arsenal: Është një ëndërr për çdo trajner…

Pavarësisht se është në moshën 70-vjeçare Arsen Venger, mezi pret të rikthehet në pankinën e një skuadre, ku ai mund të ushtrojë profesionin e tij të trajnerit.

Së fundmi trajneri francez i ka habitur të gjithë teksa ka thënë se nuk e ka aspak problem të drejtojë Mançester Junajtid, edhe pse këta janë rivalët e ish-skuadrës që ai drejtoi për 22 vite.

Në një intervistë për “BeIN Sports”, tekniku është shprehur: “Stoli i Junajtid është një ëndërr për të gjithë trajnerët. Ose të paktën, për të gjithë trajnerët që kanë guxim dhe vetëbesim. Besoj se kjo skuadër ka nevojë për 4 lojtarë të rinj. Megjithatë shoh një ekip të aftë të përballet me çdo sfidë.  Ata nuk janë aq keq sa i mendojnë të gjithë. Me 4 afrime të reja, ky ekip mund të garojë për çdo trofe.”, theksoi Venger.

Solskjaer nuk po kalon aspak një moment të mirë nën drejtimin e “Djajve të Kuq”, teksa në 6 ndeshje në këtë sezon ka marrë vetëm 8 pikë dhe nga kjo tekniku norvegjez rrezikon seriozisht të shkarkohet nga stoli i ekipit.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Ja si është PROGRAMUAR të rreshtohet Kukësi… (FOTO)

Isa.Autor

U INFEKTUA ME KORONAVIRUS/ Përmirësohet gjendja e legjendës së futbollit turk

Delo.autor

Dy muaj nga fillimi i Botërorit, ‘avullojnë’ 1,7 milionë bileta në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment