Futboll Sport

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Juventus-it tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare, ja emri…

Sulmuesi Niklas Bendtner, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 33-vjeçare. Futbollisti i cili ka bërë 81 paraqitje me përfaqësuesen e Danimarkës, përgjatë karrierës së tij 12-vjeçare ka veshur fanellat e disa prej klubeve më në zë të Evropë. 33-vjeçari është aktivizuar me topçinjtë e Arsenalit ku ka shënuar 32 gola dhe 16 asiste në Premier Ligë.

Gjithashtu ai është aktivizuar edhe me Juventusin për një sezon pas huazimit nga Arsenali gjatë verës së 2012. Bendtner do të rikthehej në Premier Ligë përsëri pas përfundimit të huazimit, por Arsenali vendosi ta lerë të lirë sulmuesin danez, i cili nisi një aventurë tjetër në kampionatin gjerman me Volfsburgu.

Skuadra e fundit për Bendtnerin ishte ajo e ligës së katërt n futbollit të Danimarkës, Tarnby FF. Edhe pse 33-vjeçari është tërhequr nga futbolli profesinist, ai nuk do të qëndrojë larg fushës së blertë, pasi është duke u përgatitur të bëhet trajner.

Related posts

“ISHA ME FAT, SEPSE…”/ Hakimi: Largimi nga Reali, jo prej Zidane. Nuk gabova që e lashë Interin kësaj vere

Delo.autor

Spikati me Porton, sa shumë pretendentë për Moussa Marega

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Chelsea arrin të marrë një pikë me 10 lojtarë përballë Liverpool-it

F.autor

Leave a Comment