Futboll Ligue 1 Sport

PSG RIKTHEHET TEK FITORJA/ Neymar i mbyll gojën tifozëve: Ky është motivi pse ndodhem këtu

Paris Saint-Germain rikthehet te fitorja dhe është sërisht ylli brazilian, Neymar, ai që është protagonisti kryesor për kampionët e Francës në fuqi, me golin e tij deçiziv në fitoren 0-1 ndaj Bordeaux, në javën e 8-të të Ligue 1.

Një fitore që korrespondon edhe me rikthimin në fushë të talentit francez, Kylian Mbappe, autor i atij asist perfekt për Neymar, që nga ana tjetër realizoi golin e tij të tretë këtë sezon për PSG, që të gjithë vendimtarë për fitoret kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar 3 gola deçizivë për ekipin. Është gjëja më e rëndësishme të ndihmoj skuadrës, ky është motivi pse ndodhem këtu. Është gjithmonë kënaqësi të shënon, veçanërisht në ndeshje kaq të vështira dhe me rezultat të ngushtë. Jam i lumtur që u rikthye Mbappe. Ai sjell gjithmonë humor dhe buzëqshje”, deklaroi Neymar pas fitores ndaj Bordeaux.

Related posts

SERIE A/ Juventus, 7 tituj radhazi falë 10 blerjeve të goditura

Sadik.Autor

Milani mesazh UEFA-s: Të trajtohen njësoj të gjithë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

PAS DISFATËS NDAJ KUKËSIT/ Flet trajneri Daja: Besoj se do të vazhdoj të…

Delo.autor

Leave a Comment