Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN ME KAMPIONËT E ITALISË/ Flet Miralem Pjanic: Ja ku dryshon loja e Allegrit me Maurizio Sarrin

Miralem Pjaniç është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Juventusin dhe trajnerin Sarri, i cili e ka boshnjakun në qendër të skemave të tij.

Ai shënoi dy gola ndaj Breshas dhe Spalit, kështu shpresat janë që ai të vazhdojë paraqitjet e mira ndaj Leverkuzenit, në Ligën e Kampionëve.

Në konferencën përshtyp, që u mbajt sot Pjaniç është shprehur: “Ne jemi një grup shumë i bashkuar, ne duam të shkojmë mirë në të gjitha kompeticionet dhe të fitojmë. Jam në një klub që dëshiron të jetë ndër më të mirët në botë, ashti siç dua edhe unë”.

Më tej ai shton: ‘’Me Sarrin loja është ndryshe nga ajo e Alegrit. Më parë më duhej që topin ta kaloja nga anësorët, ndërsa tani duhet të vertikalizoj. Para meje ka kaq shumë lojtarë të mirë, që lëvizin mes vijave dhe mua më mbetet më shumë hapësirë”.

Related posts

Manchester City dominues në Premier, Championsi zbehu magjinë e Guardiolës

Sadik.Autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Klopp qau kur pa mjekët në spital duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA MERR DRITËN JESHILE/ Lejohet regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor! Afati i kufizuar

F.autor

Leave a Comment