Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EURO 2020/ Turqi-Shqipëri, ja kur dalin biletat në shitje (FOTO)

FSHF-ja ka njoftuar se me datë 4 tetor do të dalin në shitje biletat për takimet eleminatore të “Euro 2020” kundër Turqisë.

Çmimet e biletave për tifozët shqiptar do të kushtojnë 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF.

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019 ora 20:45.  Bileta kushton 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.

Për blerjen e cdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozeve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla”, – thuhet në njoftimin e FSHF.

Më poshtë do të gjeni edhe hartën e stadiumit “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll:

Related posts

SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Liverpoolit i duhen vetëm 5 minuta për të zhbllokuar rezultatin (VIDEO)

Delo.autor

Zidane pas humbjes ndaj Espanyolit: Na dhemb, nganjëherë s’mund ta kuptosh futbollin

Q.Autor

PATËN NJË DEBAT GJATË NDESHJES/ Lampard “thumbon” Mou: Po fliste më shumë me gjyqtarin se sa me lojtarët e tij

Delo.autor

Leave a Comment