Futboll Kategoria Superiore Sport

DHUNA DHE INCIDENTET NË DERBI/ Reagon klubi i Tiranës: Ftojmë “Demat” të bashkëpunojnë, mos bëni…

Dhuna e djeshme mes tifozerive të Tiranës dhe Partizanit, ishte ajo që i dha një shije të hidhur këtij derbi.

Klubi i Partizanit reagoi për dhunën dhe për aktin që e quajti terrorist, atë të vendosjes se mjeteve piroteknike afër tifozëve të kuq.

Nga ana tjetër nuk ka vonuar dhe reagimi i klubit të Tiranës, që duket se është gati të bashkëpunojë me policinë, për t’u identifikuar të gjithë ata që kanë shkaktuar incidentet në stadium.

Përmes një statusi në “Facebook”, klubi njofton se ka vënë në dispozicion të Policisë serverat e sistemit të kamerave të stadiumit dhe gjithashtu ka ftuar Partizanin të bashkëpunojë për të kapyur autorët.

Reagimi i plotë: 

Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana – Partizani.

KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”.

Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative.

Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese.

Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror”.

kf tirana

/PANORAMASPORT.AL/

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Joao Cancelo tregon pse Interi mbetet në zemrën e tij

Isa.Autor

“PRANË POPULLIT SHQIPTAR”/ Tifozët italianë shprehin solidarizimin me Shqipërinë nga stadiumet (FOTO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-ROMA/ Gjithçka gati për “finalen” në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment