Futboll Seria A Sport

REZULTATE TË DOBËTA ME MILANIN/ Galliani del në mbrojtje të trajnerit: Giampaolo është shumë i mirë, meriton të…

Çështja e trajnerit është një nga temat më të diskutuara në kampin kuqezi, pas rezultateve të dobëta që Milani ka marrë në këtë fillim të kampionatit.

Drejtuesit e “Djallit” kanë vendosur që t’i besojnë Xhampaolos, duke i dhënë atij edhe një shans për ndeshjen e radhës kundër Xhenoas.

Në mbrojtje të trajnerit italian del edhe ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Unë e kam dashur atë si trajner edhe gjatë kohës kur isha në krye të Milanit. Por, më pas gjërat ndryshuan dhe ne morëm Montelën. Gjithmonë mendoj se Xhampaolo është një trajner shumë i mirë dhe duhet të vazhdojë në drejtimin e kuqezinjve.”, theksoi Galiani.

Gjithashtu ai foli edhe për stadiumin e ri ku u shpreh: “Në çdo vend të botës nëse dy kompani janë të gatshme të investojnë 1.2 miliardë euro, atëherë janë të mirëseardhura. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Milanin. Mjaft me San Siron, tani është e nevojshme të ndërtohet një stadium të ri.”, përfundoi 75-vjeçari.

Related posts

NISIN REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi dhe baravarezët nisin garën për yllin Premier…

Delo.autor

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN/ Lukaku mesazh të qartë Interit: Jam fans i Serie A, Conte është trajneri…

Delo.autor

Van Gaal fal Mourinho-n – dhe sulmon pronarin e United

Sadik.Autor

Leave a Comment