Futboll Sport

TANI NUK KA GJOBA, KA PËRJASHTIME! Idrizi TËRBOHET pas Byllysit dhe e kap skemën e Sadedinit

Në Vlorë dhe më saktësisht te Flamurtari mund të ketë gjithçka në këtë moment, por jo qetësi. Klubi po vuan një moment të padrejtë për fanellën dhe historinë, por në 6 ndeshjet e para të kampionatit, ka 1 pikë.

Sigurisht që kohë për të reaguar ka mjaftueshëm, por me këtë nisje, duket e vështirë. Pastaj ato 5 gola të marrë ndaj Bylisit në transfertë i vendosnin kapakun çdo diskutimi. Kjo solli edhe një mbledhje emergjente te Flamurtari, për të diskutuar situatën.

Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, administratori  Shpëtim Idrizi i ka ngritur tonet me mbrojtësin grek Jorgos Sarris dhe trajnerin Sadedini. Sa i përket këtij të fundit, Idrizit nuk i ka pëlqyer rreshtimi me tre mbrojtës, duke thënë se Flamurtari nuk është si ekipet e njohura europiane për të provuar këto eksperimente.

Ajo që ka më shumë rëndëi është fakti se lojtarëve dhe stafit i është bërë e ditur se këto paraqitje nuk do të japin vetëm ndëshkime me gjoba, por edhe përjashtime.

Related posts

RIKTHEHET TITULLAR/ Ja çfarë tha Sadiku pas fitores ndaj Luzernës në Zvicër (FOTO)

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Sarri përfundon nën akuzë: Kam frikë për karrierën e tij

Isa.Autor

MOMENTE TRONDITËSE/ Barella në lot, axurrët e tjerë të shokuar. Ja si u përcoll arresti kardiak i Eriksen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment