Futboll Sport

BERISHA DHE BUFFON/ Pritjet më të mira të shtatorit (VIDEO)

Etrit Berisha e ka humbur përkohësisht vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare të futbollit por mbetet mes portierëve më në formë në serinë A.

Ndërhyrjet e gardianit të kuqezinjve janë vlerësuar nga Federata italiane e futbollit, dhe në vecanti për lojën e zhvilluar në muajin Shtator.

Etrit Berisha u bë protagonist në ndeshjen e së shtunës në Torino, që skuadra e tij Spal zhvilloi ndaj Juventus. Nëse nuk do të ishte për portierin nga Prishtina, golaverazhi do të kishte arritur në nivele të sikletshëm, për ekipin mik. të paktën 7 apo 8 gola të sigurt u evituan në portën e Spal, dhe për këtë Berisha është vlerësuar madje para Xhanluixhi Bufon.

Ky i fundit në fundin e sfidës së transmetuar në kanalet e Supersport, përgëzoi portierin shqiptar për lojë e zhvilluar në serinë A.

 

Related posts

KA DITËLINDJEN/ Sot 53-vjetori i Michael Schumacher, mesazhi: Je frymëzim për të gjithë ne

Delo.autor

Tollio Tinti: Darmian nuk është në shitje, do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Unitedit

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Rinovimet kthehen në çështje te Skënderbeu, ja prapaskenat me Marën…

Delo.autor

Leave a Comment