Futboll Sport

PAS GAFËS/ Hugo Lloris dëmtohet rëndë duke thyer krahun. Largohet me barelë (FOTO)

Portieri dhe kapiteni i Tottenhamit, Hugo Lloris ka bërë një gafë të rëndë në sfidën kundër Brighton në Premier League.

Portieri francez bëri një gabim trashanik, duke ia falur topin sulmuesit Maupay, që shënoi me portën e boshatisur.

Por përveç gafës, Hugo Lloris u dëmtua rëndë pasi e vendosi keq dorën në tokë, në momentin e rrëzimit pas koordinimit të gabuar.

Pamjet e përsëritura treguan qartë se krahu u Lloris u përthye në mënyrë jonatyrale. Momente shoku në “Amex Stadium”, me portierin francez që u largua mes dhimbjesh me barelë nga fusha e lojës.

32-vjeçari rrezikon të qëndrojë për një kohë të gjatë në infermieri, derisa të riaftësohet plotësisht. Në raste të tillë parashikohet një mungesë të paktën 3-mujore.

Related posts

INTERI DHE MILANI DRIDHEN/ Mourinho i tërbuar me mbrojtësit, në Milano për dy “YJE”

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ Daniel Godelli: Do synoj MEDALJE në botëror, na duan vetëm kur fitojmë medalje

Isa.Autor

DËSHTOI MARRËVESHJA ME “DJAJTË E KUQ”/ Interi me plan të qartë për ta marrë në merkaton e janarit lojtarin…

Delo.autor

Leave a Comment