Futboll Seria A Sport

“ASNJËHERË NUK U DORËZUAM”/ Flet portieri i Milanit për triumfin: Gabimet ndodhin, por…

Milani fitoi kundër Xhenoas ditën e djeshme, në një ndeshje që i tregoi të gjitha dhe dhuroi spektakël.

Portieri i kuqezinjve, ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshje, teksa në pjesën e parë pas një gafe të bërë, pësoi gol nga goditja e dënimit. Ndërsa në fundin e ndeshjes priti një penallti, të cilën gjithsesi e kishte shkaktuar po ai.

Menjëherë pas ndeshjes lojtari ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit ku u shpreh: “Pas gabimit të në pjesën e parë, përvoja më ndihmoi të qëndroja e i përqendruar dhe të mos shpërqendrohesha nga  loja. Jam krenar teksa shoh reagimin e shokëve të ekipit, veçanërisht pas asaj humbje kundër Fiorentinës dhe një pjese të parë shumë të keqe këtu. Asnjëherë nuk u dorëzuam, u përpoqëm të merrnim maksimumin nga kjo ndeshje dhe të merrnim tre pikët në shtëpi. Në pushimin midis pjesëve ne thamë se nëse shënonim një gol do të kishim mundësi ta kthenim ndeshjen. Nuk ishte aspak e lehtë. Gabimet ndodhin, por kthehemi në shtëpi duke ditur se dhamë gjithçka. Do të vijë koha kur do ndihemi më të sigurt dhe skuadra do të luajë një futboll të bukur.”, u shpreh portieri spanjoll.

Related posts

E BUJSHME/ Liverpool dorëzohet, duel mes Chelsea-t dhe Manchester United për talentin

Delo.autor

LISTA/ 10 trajnerët më të paguar në botë, ka surpriza!

Delo.autor

AKORDI MANCHESTER UNITED-JUVENTUS/ Projektohet shkëmbimi i “çmendur” i ish-ëve, Pogba-Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment