Futboll La Liga Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK REAL MADRID/ Dëmtohet një tjetër lojtar, mesfushori…

Nuk kanë fund problemet me dëmtimet te Reali, teksa një tjetër futbollist është dëmtuar ditën e djeshme.

Mesfushori gjerman, Toni Kros, ka shfaqur disa probleme dhe nuk mund të vazhdojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Lojtari ka pësuar një dëmtim një këmbën e majtë dhe pritet të qëndrojë larg fushave të lojës për rreth tre javë.

Si pasojë e kësaj Kros pritet të mungojë në ndeshjen kundër Majorkës, Galatasarait dhe është në dyshim për ndeshjen me Bracelonën në 26 tetor. Gjithashtu do të humbë edhe ndeshjet me kombëtaren e Gjermanisë, kundër Argjentinës dhe Estonisë.

Related posts

NUMËR ZHGËNJYES PËR KOMBËTAREN/ Ja sa bileta janë shitur deri para ndeshjes me Moldavinë

Delo.autor

ELIMINIMI DRAMATIK NË CHAMPIONS/ Ja sa shpenzoi Guardiola për ta çuar Cityn deri në çerekfinale

Delo.autor

SERIE A/ VAR- me bilanc pozitiv, Mariani i beson gjithçka

Q.Autor

Leave a Comment