Futboll Seria A

SERIE A/ VAR- me bilanc pozitiv, Mariani i beson gjithçka

Video Assistant Referee, ose VAR, siç e njohin të gjithë, është instaluar në Serinë A këtë sezon dhe pas përfundimit të fazës së parë, është koha të bëhen balance.

Deri tani teknologjia ka treguar rezultate tejet pozitive, pasi ka sjellë zgjidhje korrekte për të paktën 66% të situatave të dyshimta. Mariani është gjyqtari më ‘Pro-VAR’, që ia beson pikërisht teknologjisë çdo vendim të rëndësishëm.

Ai është konsultuar plot 5 herë me për vendime të rëndësishme dhe ka marrë gjithmonë vendimin e duhur, ndërsa me 3 raste janë Marcesca dhe Guida, të cilët i besojnë vërtetë VAR-it.

Gjithsesi ka edhe raste si Calvarese, që nuk preferon t’i referohet teknologjisë, ashtu sin ë rastin e fundit në ndeshjen Cagliari-Juventus, ku nuk pranoi të shikojë pamjet e prekjes me dorë të topit nga ana e Bernardeschit.

Krahas tij, edhe Gravilluci e Doveri ajnë arbitra që nuk e preferojnë shumë ndihmën e teknologjisë, duke bërë që shpesh të marrin vendimet e gabuara.

Pas 20 javësh bilanci i VAR-it është tejet pozitiv, ndërsa Shoqata e Arbitrave në Itali bën thirrje për t’iu referuar sa më shumë teknologjisë, në rastet e dyshimta.

Related posts

Kalimi i Francës në finale vendos një rekord unik për Bayern Munich

Sadik.Autor

KARTONI I KUQ/ Tifozët e ARSENALIT “kryqëzojnë” Xhakën në rrjet: Na turpëroi, e bën gjithmonë…

F.autor

Guardiola: Nëse fitojmë titullin, do të jetë diçka e veçantë

Q.Autor

Leave a Comment