Futboll Premier League Sport

DRAMË NË PREMIER/ Kampionët e Anglisë mposhten nga Wolves

Manchester City i ka befasuar të gjithë, teksa është mposhtur pasditen e sotme nga Wolves 0-2 brenda në shtëpi. Adama Traore ishte heroi për miqtë, të cilët gëzojnë edhe Liverpoolin, me “The Reds” që tashmë e shohin veten me tetë pikë më shumë se sa City.

Të besuarit e Guardiolës nuk ishin në ditë të mirë dhe kjo u konfirmua që në pjesën e parë, pasi Wolves arriti të krijonte disa raste për shënim. Fraksioni i dytë ishte më ndryshe, me “Citizens” që e shtuan dozën e sulmeve, por në momentin që pritej goli i tyre, ishte një kundërsulm vrasës i Wolves që heshti “Etihad Stadium”.

Depërtim perfekt i Raul Jimenez, i cili pason për Adama Traore, me këtë të fundit që nuk gabon përballë Ederson. Në fundin e takimit, ishte po i njëjti autor, i cili thuajse në të njëjtën mënyrë shënoi përsëri duke mbyllur gjithçka në shifrat 0-2.

Related posts

Torino arrin marveshjen me mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

ÇËSHTJA “BARCELONA”/ La Liga nis hetimet për klauzolën e Xavi-t, në rrezik merkato e janarit

Delo.autor

DISIPLINA ITALIANE MERR MASA TË RËNDA/ 7 gjyqtarë pezullohen pas abuzimit me fondet e…

Delo.autor

Leave a Comment