Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Arsenalit i mjafton David Luiz, “Blutë e Londrës” poker ndaj Southampton

Arsenali dhe Chelsea kanë përmbushur pritshmëritë dhe kanë kryer detyrën, duke triumfuar në sfidat ndaj Bournemouth dhe Southampton, respektivisht me shifrat 1-0 dhe 1-4.
Topçinjtë shënuan që në minutën e nëntë të takimit me anë të David Luiz. Ky i fundit shënoi golin e parë me fanellën e Arsenal në zhvillimet e një goditje nga këndi. Më pas, të besuarit e Emeri e administruan mjaft mirë ndeshjen, duke u mjaftuar me fitoren minimale.

Chelsea nga ana tjetër arriti një triumf me vlera në transfertë ndaj Southampton me shifrat 1-4. Abraham dhe Mount i dhanë avantazhin e dyfishtë “bluve” pas 24 minutash, ndërsa Ings shkurtoi diferencën gjashtë minuta më vonë.

Gjithsesi, të besuarit e Lampard shënuan përsëri në pjesën e parë me anë të Kante, ndërsa në fundin e takimit kishte vend edhe për golin e Batshuayi. Chelsea tashmë ngjitet në vendin e pestë, në kuotë të njëjtë pikësh me Leicester Cityn.

Arsenal-Bournemouth 1-0
David Luiz 9’

Southampton-Chelsea 1-3
Ings 30’ / Abraham 17’, Mount 24’, Kante 40’, Batshuayi 89’

Related posts

SALAH I JEP FANELLËN/ Por befasohet nga dhurata “MISTERIOZE” e tifozes egjiptiane (VIDEO)

Isa.Autor

PO SHIJON PUSHIMET NË KROACI/ Gjimshiti romantik, shkëmben puthje me partneren në perëndim të diellit (FOTO)

Delo.autor

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Laçi mposht Egnatian me përmbysje falë dyshes Zarubica-Guindo

Delo.autor

Leave a Comment