Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER ZHYTET NË KRIZË TË THELLË/ Newcastle i jep leksion “Djajve të Kuq”

Mançester Junajtid ka zhgënjyer sërish në Premier Ligë, pasi ka humbur 1-0 nga Njukasëlli në transfertë.

Skuadra e Solskjaer nuk e njeh fitoren në kampionat, që në ndeshjen me Leisterin, në datën 14 shtator, kur triumfoi 1-0.

“Djajtë e kuq” nuk e nisën ndeshjen mirë dhe gjatë gjithë 45 minutave të para, ka qenë nën presionin e Njukasëllit. Në të dytën, Junajtid mori në zotërim topin dhe krijoj më shumë, por në momentin që pritej të kalonte në avantazh, Longstaf ka ndëshkuar ekipin e Solskjaer.

Kështu me këtë humbje Junajtid ndodhet në vendin e 12-të me vetëm 9 pikë. Një pozicion që vendos në pozitë të vështirë skuadrën dhe trajnerin norvegjez.

Related posts

SPEKTAKËL DHE TENSIONE/ Lazio mposht Inter me përmbysje në “Olimpico”

Delo.autor

Ronaldo dhe Ramosi nuk e duan Pogban në Madrid

Q.Autor

PROJEKTI I CEFERIN/ UEFA i hap udhë krijimit të një kompeticioni të RI për klube

Isa.Autor

Leave a Comment