Futboll La Liga Ligue 1

Gazeta spanjolle: Neymar tek Reali, por në 2019-ën!

Neymar do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit por jo në sezonin e ardhshëm por duke filluar që nga vera e vitit 2019-të, është e bindur për këtë gazeta katalane El Mundo Deportivo. Sipas gazetës në fjalë La Liga është kampionati perfekt për t’u shndërruar numri 1 në botë dhe për të fituar Topin e Artë dhe për këtë arsye Neymar ka vendosur të rikthehet në Spanjë por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e rivalëve të urryer të Barcelonës, Realit të Madridit.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez është një fans i madh i O’ney dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në Santiago Bernabeu. Megjithatë edhe sezonin e ardhshëm Neymar do të luajë për PSG për të kaluar në Madrid në 2019-ën, atëherë kur Cristiano Ronaldo do të jetë 34-vjeç dhe me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën klubit merengues.

Related posts

LOPETEGUI “humbës i madh”/ SIMEONE i përjetësuar dhe REALI që prish mitin “ZIDAN”

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter shkon 4 pikë larg Juventus, Lukaku vendos rekord

Delo.autor

E DUAN NË ANGLI/ Presidenti De Laurentiis blindon yllin me 100 milionë euro, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment