Breaking News Ekskluzive Futboll Sport

U HODH NGA KATI I GJASHTË/ Aldo Teqja nuk është i vetmi PORTIER shqiptar. Dy vite më parë përfundoi tragjikisht për…

Dy netë më parë kryeqyteti u trondit nga lajmi se portieri i dytë i Partizanit u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Fatmirësisht Aldo Teqja e kaloi rrezikun për jetën edhe pse vijon të ketë ende komplikacione. Deri më tani, pista kryesore duket të jete ajo e sherrit me të dashurën e tij me të cilen banonte prej muajsh në apartamentin ku ndodhi ngjarja në Tiranë.

(Pallati ku ndodhi ngjarja)

Detajet më të fundit bejne me dije se Teqja në momentin e rënies ka patur bizhuteri  në duar gjë që ngre akoma më shume dyshimet për një sherr me partneren e tij.

Megjithatë, Teqja nuk është futbollisti i parë që ndërmerr nje veprim të tillë edhe pse rasti në fjalë përfundoi me tragjedi.

Në 2017 Gjergji Kushe, ish-sportist dhe ish-portieri i Vllaznisë është hedhur nga kati i katërt i pallatit në lagjen numër 2 të qytetit.

60-vjecari jetonte i vetëm dhe para se të ndërmerrte aktin ekstrem kishte lënë një letër lamtumire.

Përgatiti: AlpeSport.al

Related posts

Nga Klopp, racizmi deri te profesioni i tij i ri: rrëfehet Kevin-Prince Boateng

Sadik.Autor

PEREZ zbulon të vërtetën/ INTERI donte ta merrte MODRIC në mënyrë ABSURDE

Isa.Autor

Manchester City shfaq interes për kapitenin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment