Futboll Seria A

Çështja Donnarumma/ Reagon agjenti i portierit: Gënjeshtra! Problemi këtu është drejtori i Milanit

Mino Raiola pretendon se drejtori sportiv,  Massimiliano Mirabelli është problemi i vërtetë i Milanit dhe po përdor Gianluigi Donnarumman për ta sulmuar atë.

Situata arriti kulmin e tensioneve gjatë 48 orëve të fundit kur ultrasit fyen portierin pasi ai dhe Raiola po përpiqeshin të anullonin kontratën e nënshkruar këtë verë, sepse ajo u shkrua nën “presionin psikologjik”.

Mirabelli pastaj dha një intervistë duke nënkuptuar se Raiola ishte “showman” dhe shkaku i “tensioneve” midis Donnarumma dhe Milan.

Këtë mbrëmje, agjenti i dërgoi një deklaratë të gjatë La Gazzetta dello Sport.

“Mirabelli ka një problem personal me mua dhe përdor Gigio Donnarumman për të më sulmuar mua. Unë nuk po bëj show mediatik, as nuk dua që ajo të ndikojë tek Gigio.

“Unë do t’i përgjigjem Mirabellit në mjediset e duhura dhe në kohën e duhur. Gigio nuk ka të bëjë fare me këtë, ai nuk bëri asgjë të gabuar, prandaj nuk është e drejtë ta përdorësh atë për të bërë luftë me mua.

“Është e qartë për të gjithë se problemi në Milano nuk është Gigio, e lëre më (vëllai i tij dhe portieri i tretë) Antonio. Çuditërisht, as Mirabelli as klubi nuk komentuan mbi flamurin që u shfaq dje në stadium.

“Ne kurrë nuk kemi imponuar që Milan duhet të nënshkruajë Antonio. Ishte një zgjedhje teknike e bërë nga Mirabelli, i cili tani duhet të paktën ta mbrojë atë.

“Dua t’ju kujtoj se këtë verë ka pasur oferta ekonomike dhe profesionale për Gigionun që asnjë lojtar nuk do ta kishte refuzuar. Por Gigio dhe familja e tij bënë zgjedhjen e tyre me zemër. Dhe e respektoja atë zgjedhje.

 

“Kam lexuar shumë gjëra të rreme dhe absurde se është e pakuptimtë të komentosh ose të mohosh. Unë kurrë nuk kam folur për çështjet e kontratës në publik dhe unë nuk do ta bëj tani.”, u shpreh agjenti i lojtarit.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Related posts

Xavi: Dua që Spanja të fitojë Kupën e Botës

Sadik.Autor

PAS INAGURIMIT TË HOTELIT TË RI NË MADRID/ Ronaldo zbarkon në Manhatan: Çfarë date magjike (FOTO)

Delo.autor

Donnarumma, vetëm 19 vjeç/ Ja rekordi që do të vendosë nesër

Sadik.Autor

Leave a Comment