Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TENSION NË STAMBOLL/ Bare dhe Demiral kapen në mesfushë, Gjyqtari nuk i fal (VIDEO)

Shqipëria luan sonte në Turqi dhe për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për në “EURO 2020” duhet që të besuarit e trajnerit Edi Reja të marrin një rezultat pozitiv, ku padyshim fitorja është “qershia mbi tortë”.

Të mos harrojmë, përballë është Turqia me histori, me emra të mëdhenj e që luan në fushën e vet. Ama, meqë trajneri pati dje ditëlindjen, nuk ka qerasje më të mirë për shqiptarët sesa të dhurojë një surprizë të bukur. Një rezultat pozitiv. Pse jo, edhe një fitore si dhuratë…

Në minutën e 6-të tension në Stamboll! Bare kapet me mbrojtësin e Juventusit Demiral, pas një faulli në mesfush ndaj shqiptarëve. Të dy futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë!

Related posts

Mashtrimi i dekadës gjen si protagonist yllin e Kombëtares shqiptare

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Manchester United kërkon dy “BOMBERËT” e Serie A

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Gjoka: Bëmë detyrat që kishim lënë, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment