Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Starton sfida Danimarkë-Zvicër

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, do të jetë titullar në ndeshjen e sotshme të Kombëtares së Zvicrës kundër Danimarkës, mirëpo nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit për shkak të kthimit të Stephen Lichtsteiner.

Danimarka e pret Kombëtaren e Zvicrës sonte në orën 18:00 në stadiumin Telia Parken, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit D për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Xherdan Shaqiri mungon edhe në ndeshjet e tetorit të Zvicrës, mirëpo këtë herë jo për shkak se dëshiron të përqendrohet te Liverpooli, por pasi që është i lënduar.

Megjithatë, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi do të jenë titullarë sot për Zvicrën. Mirëpo, këtë herë Xhaka s’do të jetë kapiten i Kombëtares helvetike, pasi që kapiteni i parë zyrtar Stephen Lichtsteiner është kthyer në skuadër.

 

 

LIVE/ Danimarkë – Zvicër 0-0

 

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

“FITOVA ATË QË DOJA”/ Ernest Gjoka: Ja çfarë më tha Murinjo në fundin e ndeshjes

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Dembele drejt largimit nga Barcelona, Bayern gati ta mirëpresë

Delo.autor

SHPJEGON MOMENTIN E VËSHTIRË TË GRIEZMANN TEK BARCELONA/ Matuidi: Messi duket pak figurë e rëndë, por…

Delo.autor

Leave a Comment