Futboll Seria A Sport

MILAN-JUVENTUS/ Ronaldo kundër Ibrës. sfida e fundit, 5 vite më parë

Nga “shigjetat” deklarative te sfidat në fushë, nga Real Madridi dhe Barcelona te Milani dhe Juve, duke kaluar nëpër PSG, Suedi dhe Portugali. Sfida mes Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic ndoshta nuk do të jetë një “klasike” e kësaj dekade, por është një duel midis dy gjigantëve të 15 viteve të fundit të futbollit. Milan-Juventus, në këtë drejtim, nuk bën përjashtim. Hera e fundit, që të dy u takuan më parë ishte në vitin 2015, në Champions. Fjala është për fitoren e Real Madridit në fazën e grupeve, 1-0, me golin e Nacho. Të dy ata “agjëruan” për golin atë mbrëmje. Përplasja mes tyre kishte ndodhur tashmë edhe në vjeshtën e vitit 2013, në një “play off” mes Suedisë dhe Portugalisë për Kupën e Botës në Brazil, që u luajt vitin e ardhshëm: Dopietë e Ibrahimovic dhe “hat-trick” i CR7. U kualifikua ylli luzitan.

Sonte do të jenë përballë në “San Siro”. Të dy së bashku kanë një “hipotekë” prej 1200 golash dhe 17 trofesh të fituar. Numra marramendës, edhe nëse llogaria e Ligës së Kampionëve dhe “Topave të Artë” është e gjitha prerogativë e CR7. Ibra, nga ana e tij, shpesh është përgjigjur me provokime, jo aq delikate, që nga deklarata se “njeh vetëm Ronaldon e vërtetë, atë brazilianin”, dhe lavdërimeve për Messin. Portugezi ka preferuar të përgjigjet vetëm në fushë.

Të dy duhet të jenë pika referimi për ekipet e tyre përkatëse në duelin e mbrëmjes së sotme. Pioli nuk pritet të ndryshojë asgjë në krahasim me formacionin që hodhi në fushë në derbin e Madoninës. Ai do të përdorë modulin 4-2-3-1, me referencë offensive Ibrahimovic, të mbështetur nga Castillejo, Calhanoglu dhe Rebic. Kessié me Bennacer në mesfushë, Conti dhe Theo në krahë, Kjaer dhe Romagnoli dueti qendror i mbrojtjes, përpara Donnarumma.

Juventusi humbet Douglas Costa dhe rifillon nga moduli, që përfshin përdorimin e një mesfushori. Sipas parashikimeve, Ramsey do të luajë nga minuta e parë. Në sulm ka hapësirë për Dybala, së bashku me CR7. Në mesfushë shkojmë drejt konfirmimit të qendrës së djathtë, Bentancur, me Pjanic në mes dhe Matuidi, më shumë sesa Rabiot, në të majtë. Në portë Buffon, përpara tij De Ligt dhe Bonucci, me Alex Sandro në të majtë dhe De Sciglio në të djathtë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea mposht Porton, me një këmbë në gjysmëfinale

Delo.autor

ROMA-MILAN/ Treshja Selemakers-Krunic-Leao do të mbështetë Ibrën në majë të sulmit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ja sa para janë mbledhur nga shqiptarët për të paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner

Sadik.Autor

Leave a Comment