Futboll Sport

TRAJNERI REJA E LA JASHTË GRUMBULLIMIT/ Vazhdon shkëlqimin, Myrto Uzuni shënon sërish në Kroaci

Myrto Uzuni vazhdon të dhurojë paraqitje mjaft të mira tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.

Pasi u la në listën e pritjes nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Kombëtares, sulmuesi kuqezi ka shënuar ditën e sotme në miqësoren që ekipi i tij, zhvilloi përballë Sibenik, e që përfundoi me fitoren 1-2 të Lokomotivës.

Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e takimit, ndërsa e kishte nisur edhe si titullar takimin. Goli i beratasit, u barazua nga Sibenik në minutën e 80-të, por vetëm 5 minuta më vonë Lokomotiva shënoi edhe të dytin me Karaçiç.

72285859_2499253696823340_5092677945617547264_o

Përveç këtij goli në miqësore, Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në kampionat apo duke dhënë asiste në Kupë për ekipin kroat, dhe ndoshta grumbullimi i tij me Kombëtaren do të kishte qenë një forcë më shumë për repartin e sulmit.

Related posts

BESIMI NË EKIP/ Minuta të plota që nga starti i kampionatit, Partizani ka dy lider të vërtetë në ekip

Delo.autor

MILAN GATI TË “BLINDOJË” NJERIUN TITULL/ Pritet klauzolë e frikshme për yllin kuqezi

F.autor

RISIA/ Kategorinë e Dytë në stilin anglez, ja 4 sfidat e “play-off”-it dhe verdiktet e sezonit

Delo.autor

Leave a Comment