Futboll Seria A Sport

PIOL NIS ME FITORE TEK MILAN/ “Kuqezinjtë” triumfojnë me “POKER” përballë…

Stefano Pioli ka nisur punën si trajneri i Milanit, ku mori vendin e të larguarit Marko Xhampaolo.

Tekniku i ri i kuqezinjve kërkon të shikojë gjendjen e skuadrës dhe, sot ka zhvilluar një miqësore me skuadrën e të rinjve të Milanit. Pioli kishte aktivizuar nga fillimi, Reina, Konti, Kaldara, Muzakio, Hernandez, Breshianini, Bilja, Sala, Kastijeho, Borini dhe Bonaventura.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së parë, teksa Breshianini shënoi një tripletë dhe goli tjetër u shënua nga Borini. Kjo ndeshje ishte testuese për Piolin, për të parë gjendjen e lojtarëve që ai do të drejtojë për pjesën tjetër të sezonit.

Në këtë ndeshje me ekipin nuk ishin të gjithë lojtarët, pasi disa prej tyre janë me kombëtaret.

Practice match vs Primavera side

🎥 Highlights 🎥Milan 🆚 #MilanPrimaveraMarco Brescianini hat-trick hero ️⚽️️⚽️️⚽️#SempreMilan

Gepostet von AC Milan am Samstag, 12. Oktober 2019

 

Related posts

STATISTIKA FANTASTIKE/ Gola dhe asiste, ja si bomberi Lewandowski bëri vitin perfekt…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ja ku do të luhet finalja Champions Manchester City-Chelsea…

Delo.autor

Argjentina shënon ndaj Spanjës, në fund të pjesës së parë

Sadik.Autor

Leave a Comment