Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRU DHE FRYMËMARRJE PËR EKIPIN/ Maestro Gjasula saktësi e frikshme me topin, ja sekreti i fitores në Moldavi. Statistikat (FOTO)

“Dua që Pjaniç të prekë 150 topa çdo ndeshje”, tha Mauricio Sarri që në start të aventurës te Juventusi. A ia ka dalë mesfushori i bardhezinjve? Asnjëherë deri më tani!

Më së shumti deri në 125 të tilla. Mirëpo, Shqipëria nuk ka nevojë për një numër të caktuar prekjesh që të gjejë yllin e saj në mesin e fushës. Klaus Gjasula është shndërruar në qendrën e “rëndesës” për skuadrën. Shkatërrime aksionesh si digë para mbrojtjes. Tru dhe frymëmarrje për ekipin. Vendosje e saktë. Vizion dhe shikim periferik në fushë. Topa të gjatë. Duele të fituara. Gjithçka duhet që Shqipëria të ketë një hero në mesin e fushës.

STATISTIKA – 107 pasime kanë kaluar nëpër këmbët e tij në Moldavi. Pjaniç? Jo, jo! Klaus Gjasula ka dhënë 86 të sakta me përqindje prej 93.5 në total. Vërtet një arritje në skuadrën shqiptare. Shqipëria e Rejës ka dhuruar plot 636 pasime gjatë përballjes së fundit.

gjasula pasimet

Rekord në këtë edicion kualifikuesesh dhe pak e arritshme ndër vite për kuqezinjtë. Me këtë trajner, skuadra ka gjetur fizionominë e duhur.

Mban topin, krijon volum loje dhe ia del që të ketë personalitet. Rezultatet? Do të vijnë edhe ato. Me themele të mbara, ndërtesa ngrihet e fortë dhe e palëkundur. Tani duhet vetëm që “punëtorët” të vazhdojnë siç duhet zbatimin e projektit që ka bërë arkitekti Edi Reja.

Capture

Capture1

Capture2

Capture3

gg ff

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Vonesa për të mbërritur në Shqipëri, mbrojtësi afrikan “luan” me Dinamon

Delo.autor

Cikalleshi pranë klubit turk, kavajasi është “peng” i uruguaianit të famshëm

Isa.Autor

​Klopp e mbron Salahun pas akuzave për simulim, “FAF” nuk pranoi ta dënojë egjiptian

Delo.autor

Leave a Comment