Futboll Ligue 1 Sport

“I UROJ INTERIT MË TË MIRËN NË ÇDO KOMPETICION”/ Flet Icardi: Do të bëja çmos për të…

Mauro Ikardi është tashmë një lojtari i PSG-së dhe vera e që lamë pas e gjeti atë si një protagonist absolut në merkato. Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ai ka folur për Interin, Lukakun dhe mundësinë për t’u ndeshur me zikatrit në Champions.

Interi? “Unë mund t’i uroj vetëm më të mirën Interit në çdo kompeticion. Unë ende kam shumë miq në Milano. Me Konten, mund të jetë një vit i mirë për Skudeton.

Lukaku ? “Unë nuk mendoj se Lukaku po përjeton ndonjë problem. Në të vërtetë, unë mendoj se ai filloi mirë dhe shënoj disa gola menjëherë. Ai më pas u dëmtia dhe mbase kjo solli kritika për të. Por, nuk është e lehtë të luash në Itali. Ai do të rikthehet dhe do të shënojë shumë gola”.

PSG-ja? “Më pritën shumë mirë në Paris. Pata fatin e mirë të luaja menjëherë kundër Realit, por më pas mora një dëmtim. Tani jam mirë, do të vazhdoj të punoj, pasi kisha një verë të komplikuar dhe nuk isha 100 përqind kur arrita në Paris. Unë jam te PSG këtë sezon dhe qëllimi im është të jap maksimumin për këtë fanellë. Pastaj, në fund të sezonit, rreth majt ose qershorit, do të shohim se çfarë ndodh”.

Interi-PSG? “Nëse PSG do të ndeshej me Interin, unë do ta jetoja atë në mënyrën më të mirë. Nëse më takonte mua, unë do të dilja si profesionist dhe do të bëja çmos për të mbrojtur fanellën time të re”.

Related posts

NUK HUMBET MË KOHË/ Lewandowski gati për operacion delikat, ja sa do të mungojë

Delo.autor

MERREN VENDIMET E PARREGULLSISË/ Disiplina paralajmëron Partizanin, 6 ndeshje pa tifozë për…

Delo.autor

“SHOW” ME DRITA DHE HIMNI I CHAMPIOSIT/ Shikoni çfarë po ndodh në stadiumin e ri Kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment