Futboll Premier League Sport

NË KRIZË TË THELLË REZULTATESH NË PREMIER/ “Djajtë e Kuq” kërkon lojtarin tjetër të Juventus…

Mançester Junajtid është në një krizë rezultatesh. Skuadra e Solskjaerit po kalon një moment të keq, në këtë nisje të sezonit dhe çdo gjë duket se do të ketë një fund të hidhur për norvegjezin, që sheh si hije Alegrin.

Mediat angleze kanë raportuar se Alegri mund të marrë drejtimin e Junajtid dhe me vete do të marrë Manxukiçin. Por, “Daily Expres”, bën me dije se Junajtid është në ndjekje të mesfushorit Emre Xhan.

Gjermani është përjashtuar nga lista e Ligës së Kampionëve nga Sarri dhe në janar, nuk përbën asnjë çudi që të marrë valixhet dhe të largohet.

Problem është se në ndjekje të tij, janë ekipe si PSG-ja, Bajerni dhe jo vetëm. Xhan këtë sezon ka luajtur shumë pak dhe është shprehur jo pak herë se po kalon një moment aspak të lumtur në Torino.

Related posts

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Basketbollisti ndërron jetë ditën që theu rekordin e pikëve

F.autor

MERKATO NË SUPERLIGË/ Veseli ikën nga Egnatia pas 8 ndeshjesh, Tirana afron një sulmues! Flamurtari afrime për elitën

F.autor

“HALLAKATJE” TEK MADRILENËT/ Zidane është në një rrëmujë taktike, ja çfarë po ndodh

Delo.autor

Leave a Comment