Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Portieri Dajsinani: Duhet të tregojmë vlerat tona, ja si Skënderbeu do të dalë nga kriza…

“Gjendja në të cilën ndodhet Skënderbeu dukshëm që nuk është favorizuese për të qenë i qetë në aspektin psikologjik, por për ekipin e rëndësishme është që skuadra të jetë e përqendruar dhe të ketë mbështetje. Vetëm kështu skuadra e Skënderbeut mund të dalë nga kjo situatë”. I këtij mendimi është gardiani i Skënderbeut, Mario Dajsinani, i cili thotë për “Panorama Sport”, se ekipi është i ri dhe normalisht që do të ketë oshilacione, por shkon më tej kur thotë se nuk e kishte menduar të tillë këtë fillim kampionati. Për Dajsinanin, ekipi nëse do të ketë mbështetjen e duhur do të mund të dalë nga kjo gjendje ku ndodhet.

Dajsinani, e kishit menduar këtë situatë në fillim të sezonit?

Të them të drejtën, kurrsesi jo. Jemi një ekip i ri dhe normalisht që kemi shfaqur oshilacione nga njëra ndeshje në tjetrën. Nuk kemi bërë mirë dhe ky është një fakt që vlen të theksohet e të pranohet. Nuk kemi asnjë justifikim që të fshehim gjendjen në të cilën ndodhemi, por vetëm të ulim kokën e të përpiqemi që me punë të dalim nga kjo situatë.

Si mund të dilet nga këtu?

Jemi të bindur se me besim te cilësitë tona dhe me mbështetjen e tifozëve dhe presidencës mund t’ia dalim mbanë për të kaluar këtë moment jo të mirë.

Pesë pikë në tetë javë janë moment jo i mirë apo krizë?

E thashë që është një situatë e sikletshme dhe një moment jo i mirë për ekipin. Duhet që të tregojmë vlerat tona, të japim maksimumin dhe të përpiqemi të reagojmë.

A mund të reagojë Skënderbeu që në ndeshjen e radhës?

Ne si fillim duhet të jemi të qetë dhe të hedhim pas presionin e rezultateve negative që kemi marrë në javët e fundit. Mund të them se me besim te vetja dhe te njëri-tjetri ia dalim mbanë. Është një takim i vështirë ai i kësaj jave ndaj Tiranës, por ne jemi të bindur se mund të bëjmë mirë dhe marrim fitoren e parë në fushën tonë.

Ky ekip është i brishtë, i lehtë për t’u mundur?

Është e vërtetë që si skuadër na ka munguar agresiviteti në ndeshjet e fundit. Nuk mund të flasim për ekip të lehtë për t’u mundur, pasi cilësitë tona janë aty dhe për këtë jemi të bindur, por nuk kemi pasur agresivitet. Shpresojmë që të dalim mirë në lojën tonë në ndeshjen e radhës. Kemi humbur dy takime dhe mund të kishim bërë shumë më mirë. Janë dy ndeshje për t’u harruar dhe për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës. Kemi dy takime në fushën tonë dhe duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum.

Related posts

Fabio Parisi: Bernd Leno zgjodhi Napolin përpara se Anceloti të arrinte marveshjen me klubin

Sadik.Autor

SKËNDERBEU I FORTË ME EKIPET E MËDHA/ “Kështjellë rëre” me të vegjlit, ja problemet e “Korçarëve”

Delo.autor

RONALDO i jep fund pushimeve, zbulohet ora e prezantimit në Torino

Isa.Autor

Leave a Comment