Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN ME VERONËN/ Nisin interesimet për Kumbullën dy klubet italiane…

Kur një 19-vjeçar sillet në fushë si të ishte veteran dhe në vitet më të arta të karrierës, atëherë suksesi për të ardhmen është i garantuar. Marash Kumbulla, në fushën e lojës, edhe përballë Juventusit dhe Milanit ka treguar se di të jetë i sigurt, i vendosur dhe i saktë me ndërhyrjet e tij në elitën e futbollit italian.

Mosha? Vetëm një numër, për djaloshin që do ta bëjë Veronën të gëzojë një xhevahir të madh në merkaton e transferimeve. Në adresë të 19-vjeçarit “Gazeta Dello Sport” ka bërë me dije se së fundmi është interesuar skuadra e Fiorentinës. Ekipi vjollcë ka bërë gati edhe planin që në muajin janar: Ta tentojë bllokimin e kartonit të tij për të shmangur ndonjë surprizë të mundshme dhe në fund të sezonit ta afrojë në ekip shqiptarin. Djaloshi është lindur në Itali, ndaj për të nuk rëndon rregulli për ekstrakomunitarët, siç e vuajnë shumë nga futbollistët e Shqipërisë.

Kumbulla

Goli ndaj Sampdorias në Serinë A, ndeshjet e mira dhe debutimi me Shqipërinë kanë plotësuar si duhet paketën e një futbollisti të kompletuar, për të cilin sapo ka nisur ankandi.

NAPOLI

Kulibali është një emër në qendër të mbrojtjes së Napolit që ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve europiane dhe paraqitjet e mira të tij në vazhdimësi mund të bëjnë të mundur investimin prej mbi 80 milionë eurosh që kërkon Napoli për kartonin e tij. Kështu që, në Itali nuk e përjashtojnë edhe interesimin e napolitanëve për 19-vjeçarin kuqezi.

Related posts

Shihni si e festuan tifozët anglezë golin e Tripeir nga goditja e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

Vetëm 14-vjeç, njihuni me jetën prej superstari të talentit të Barcelonës (Video)

Sadik.Autor

ARSENAL-BATE BORISOV/ “Topçinjtë” kalon në avantazh, shënon Volkov

Delo.autor

Leave a Comment