Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I SHËNOI SUPER GOL POLONISË/ Kushta: Ekipi sot të bëjë detyrën. Reja? Mosha bën të vetën

Sokol Kushta është futbollisti i fundit shqiptar që i ka shënuar Polonisë. Legjenda e futbollit vlonjat pranon të flasë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, në prag të sfidës së sotme të Kombëtares ndaj polakëve. Nuk pranon të tregojë kujtimet e ndeshjes së vitit 1989 kur Shqipëria humbi në “Qemal Stafa”. Për Kushtën, kombëtarja e ka vetë në dorë kualifikimin. Thotë se lojtarët janë emra të mëdhenj në ekipet ku luajnë, por Kombëtarja është gjë tjetër. Nuk bën dallim mes Polonisë së sotme dhe asaj të dikurshme, për legjendën vlonjate mbetet një skuadër e fortë në të gjitha kohët.

Jeni futbollisti i fundit shqiptar që i keni shënuar Polonisë. Çfarë kujtoni nga ajo ndeshje në “Qemal Stafa” në vitin 1989, ku humbët 1-2?
Të them të drejtën i kam harruar se ku kam shënuar. Por më duhet të them se të tjera kohë atëherë dhe tani është tjetër kohë. Emri vihet me punë dhe me rezultate. Pastaj thuhet sa i mirë është ky ekip.

Ishte më e fortë ajo Poloni që keni luajtur ju apo kjo që ka në përbërje edhe emra si Levandovski?
Polonia ka qenë dhe është përfaqësuese e madhe. Si një ekip i tillë duhet që të vlerësohet. Mbetet një skuadër e fortë në të gjitha kohët.

Si ju duket kjo Kombëtare e drejtuar nga Edi Reja, ku tashmë shumë lojtarë luajnë në kampionatet më të forta në Europë dhe ekipe me emër?
Unë kam thënë gjithnjë që Reja është trajner i madh. Jo se e cilësoj apo e bëj unë, por puna e tij. Dhe si i tillë ka historinë, por mosha bënë të vetën. Le të shikojmë se çfarë do të ndodhë dhe se si do të paraqitet kombëtarja në këtë sfidë e në vijim.

A mund të themi se ky grup lojtarësh përbën një prej Kombëtareve më të forta që kemi pasur në dekadat e fundit?
Është e vërtetë që Kombëtarja ka luhatjet e veta. Por të shikojmë me këtë grup lojtarësh. Janë emra të mëdhenj në ekipet e tyre, por Kombëtarja është gjë tjetër. Të shikojmë si do të paraqiten dhe se si do të vendosë trajneri Reja ekipin në fushë. Ka shumë rëndësi kjo, por edhe se cila do të jetë strategjia e tij.

Çfarë prisni nga ndeshja e sotme në Poloni?
Pres që Kombëtarja të bëjë detyrën. Stafi dhe futbollistët janë të vetëdijshëm se çfarë kërkohet nga ata.

Cili prej sulmuesve ju ngroh më tepër me formën që po kalon?
Nuk mund të veçoj ndonjë emër specifik. Të gjithë janë emra të mirë dhe kanë cilësitë e tyre.

Sa shanse ka Shqipëria të kualifikohet në Botëror me këtë grup që kemi?
Unë nuk e di. Shanset i kanë vetë në dorë.

Keni një koment për punën e trajnerit Reja?
Sa për vlerësimin tim, për punën e trajnerit Reja do të shikojmë. Mendoj se rezultatet tani të japin vlerën që ke. Suksese Kombëtares!

Related posts

Messi-Ronaldo? Trajneri kroat Daliç “vendos” për “Topin e Artë”

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Levante. Rezultati 2-1

Delo.autor

“HALLE” TEK REALI/ Isco kërkon Zidane… dhe Zidane kërkon Isco

Delo.autor

Leave a Comment