Futboll Premier League Sport

“E DI ÇFARË DO TË THOTË TË JESH I URITUR”/ Rrëfimi emocionues i Sadio Mane: Ndihmoj njerëzit me atë që fitoj nga…

Nga varfëria absolute, tek pasuria absolute. Një ndryshim që shpesh i shtyn lojtarët të marrin kënaqësi të mëdha. Shtëpi të mëdha, makina shumë të shtrenjta, udhëtime ëndrrash dhe shumë të tjera. Por, ka edhe lojtarë të tjerë që janë e kundërta e kësaj, siç është rasti i Sadio Mane.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i Liverpulit tregon se nuk është aspak i interesuar të bëjë blerje të çmendura, kjo për shkak të kaluarës së tij të vështirë në Senegal.

“Pse duhet të blej 10 Ferrari, 20 ora apo dy avionë privatë? Çfarë do bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Unë e di se çfarë do të thotë të jesh i uritur, kam punuar në fushë, kam mbijetuar nga luftërat, kam luajtur futboll zbathur. E lashë shkollën sepse nuk mund ta përballoja.”, u shpreh senegalezi.

Tani Mane është një nga futbollistët më të pasur në botë, kjo falë fitoreve me Liverpulin dhe sponsorët e ndryshëm që e kanë zgjedhur atë vitet e fundit.

“Sot me atë që fitoj falë futbollit mund të ndihmoj njerëzit e mi. Kam ndërtuar shkolla dhe një stadium, iu dërgoj rroba, këpucë, ushqim për njerëzit në varfëri ekstreme. Unë preferoj që njerëzit të marrin disa nga ato që jeta më dha mua.”, përfundoi Mane.

Mane

Related posts

Ishte lidhur me mafian, kërkohen 6 vite burg për kampionin e botës

Sadik.Autor

Nga Shkodra në Moskë, shqiptarët “bekojnë” Kroacinë

Isa.Autor

U AKTIVIZUA 9 VITE NË SERIE A/ Mesfushori i jep fund futbollit të luajtur në moshën 30-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment