Futboll Sport

MIQËSORJA E DYTË/ Ja kur do të përballet Shqipëria ndaj Gjeorgjisë

Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve.

Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Dueli i parë është luajtur në Shqipëri më 14 dhjetor 1994 dhe ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 1996. Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0. Takimi i fundit me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Inter vihet në ballë të luftës ndaj epidemisë, dhuron edhe 500 mijë euro

Delo.autor

Dybala thyen Strakoshën në të 94’-ën, Juventus i pandalshëm

Q.Autor

I vetofrohet Barca-s, por Messi nuk do ta shohë me sy mesfushorin afrikan

Sadik.Autor

Leave a Comment