Futboll La Liga Sport

“SHOW” DHE FITORE NDAJ EIBAR/ Messi-Suarez-Greizmann gjejnë kiminë mes tyre

Barcelona ka kthyer gjithçka në “show” në fitoren 0-3 ndaj Eibarit. Ekipi katalanas u argëtua në transfertën e kësaj jave, madje duket se Messi-Suarez-Griezmann kanë gjetur kiminë mes tyre, pasi të 3 golat u shënuan nga këmbët e këtij sulmi të frikshëm.

Griezmann hapi takimin në minutën e 14′. Një asist fenomenal nga Linglet bëri që sulmuesi të dilte i vetëm me portierin kundërshtar. Blerja e bujshme e verës nuk gaboi për 0-1.

Radha për të shënuar ishte e Messit. Argjentinasi shfrytëzoi një pasim mjaft të bukur të Griezmann brenda zonës dhe nuk gaboi. Barcelona dyfishoi me tika-taka, pasi për të mbërritur deri te goli i “Pleshtit”, sfera kaloi me stacione pothuajse në të gjithë lojtarët. Katalanasit kujtojnë kohën e artë të “Tiki-takës”.

Suarez i vuri vulën ndeshjes, pasi shënoi golin e tretë në minutën e 66′. Griezmann dha një top fantastik për Messin. Argjentinasi i vetëm me portierin u tregua altruist duke pasuar te Suarez që nuk gaboi me portën e boshatisur. Barcelona merr kryesimin e kampionatit duke kaluar me një pikë Real Madridin, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

KA OPTIMIZËM/ Mbrojtësi i djathtë prioritet, Interi këmbëngul për Vrsaljkon

Isa.Autor

GODITJE E RËNDË PËR BAYERNIN/ Nojer dëmtohet përsëri dhe humbet sfidën me Interin

F.autor

Panuçi: Skuadra gjeti shpirtin, nëse djemtë nuk i kam pas vetes, atëherë…

Isa.Autor

Leave a Comment