Futboll Seria A Sport

FITOI TRIPLETËN ME INTER/ Ish-mesfushori pranë stolit të skuadrës së Serisë A…

Disfata 5-1 e Xhenoas ndaj Parmës, ka alarmuar drejtuesit e klubit italian, të cilët janë vënë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri që do të pasojë Andreacolin, i cili ka “paketuar valixhet”.Mediat italiane raportojnë se ditën e sotme ka dalë në skenë emri i Tiago Motës për të marrë drejtimin e klubit të Xhenoas.

Ish-mesfushori i cili arriti të fitonte tripletën me Interin si futbollist, i dha fund karrierës si futbollist në verën e vitit 2018-të, teksa mbante veshur fanellën e PSG-së.

Sezonin e kaluar ai përjetoi përvojën e tij të parë si trajner, teksa mori drejtimin e skuadrës së 19-vjeçarëve të PSG-së dhe aktualisht po ndjek kursin për të marrë licencën e UEFA Pro.

Kujtojmë që ish-mesfushori italo-brazilian ka qenë pjesë e Xhenoas në sezonin 2008-2009, ku u aktivizua 27 ndeshje dhe realizoi 6 gola. Me pas mesfushori u transferua te Interi ku shkroi dhe historinë me fanellën zikaltër.

Related posts

HARROJENI ROBERTO CARLOS/ Futbollisti latin shënon një GOL të PABESUESHËM (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Pamje spektakolare nga Gjeorgjia, luhet futboll në kështjellë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Sterling: Ishit të gjithë dëshmitarë se si…

Delo.autor

Leave a Comment