Futboll Sport

KOMENT NGA GARY NEVILLE/ Ky shans vjen vetëm një herë në jetë

Ky shans na vjen vetëm një herë në jetë Unë isha një lojtar i ri në “Euro 1996”, vetëm 21 vjeç dhe ti mendon se në ato momente do të rikthehen përsëri. Ajo qo do t’u thosha këtyre djemve të martën është se ky moment nuk kthehet më. Të luash kundër Gjermanisë në një turne në shtëpi, në stadiumin tënd, përballë 45 mijë tifozëve, nuk ndodh shpesh.

Ti do doje të ishim 80 mijë tifozë, aq sa kishim në “Euro 1996”, por do të mjaftojnë. Do të jetë një moment special. Ne nuk e shkruam dot historinë në “Euro 1996”. Ne dështuam. Mos dështoni të martën djema! Çfarë shansi do të jetë nëse mundim Gjermaninë! Ata janë të ndërgjegjshëm për këtë. Por mos mendoni se pas një viti është Botërori në Katar apo “Euro 2024, 2026”.

Harrojeni të ardhmen, sepse mund të mos jeni atje. Kjo skuadër mund të mos jetë atje, mund të mos kualifikoheni. Të gjitha këto mundësi ekzistojnë në të ardhmen. Në këtë turne sot ju keni një shans të shkëlqyer. Është shumë speciale të luash kundër Gjermanisë në “Wembley”. Është një moment i rëndësishëm për vendin tonë. Kështu ishte edhe në “Euro 1996”, një moment shumë i rëndësishëm që do të mbahet mend përgjithmonë. Për Herri Kejn dhe Rahim Sterling ky është shansi. Nuk do të ketë një të dytë. Vetëm në 1966-ën dhe 1996-ën u përsërit historia dhe tani në 2021-shin. Kështu që shko dhe përqafoje.

BETEJA TAKTIKE – Jam i shqetësuar për rreshtimin me 4 vetë, duke menduar se si do të dalim nga mbrojtësit e tyre të krahut. Ndaj Skocisë vuajtëm në këtë pjesë. Nëse ata e kontrollojnë ndeshjen në “Wembley”, do të bëhet shumë e vështirë. Ne kemi mbrojtës të shkëlqyer krahu, si Ris Xhejms dhe Kieran Tripier, por edhe Shou në të majtë. Nëse ndalim Kimishin dhe Gësensin, kemi një shans të shkëlqyer për ta fituar ndeshjen. Mendoj se në mesfushë Rajs dhe Filips do të bëjnë një punë shumë të mirë përballë Krosit dhe Gyndoanit. Po luajtën Saka, Kejn dhe Sterling, mendoj se treshja e mbrojtjes gjermane do të ketë probleme serioze.

Related posts

ANALIZON SITUATËN E REAL MADRIDIT/ Zidane del hapur: Ky sezon ishte i komplikuar, do të përpiqemi…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk pranonte të rinovonte me pagë të ulët, Reali merr vendimin drastik për Ramos

Delo.autor

GATI PËR SUPERIOREN/ Shkëlqen Partizani: Fiton trofeun në triangolaren e Durrësit

Isa.Autor

Leave a Comment