Futboll Premier League

Plas tek Arsenali, kontrata e re e Ozil largon 3 lojtarë

Arsenali mund t’i humbas tre lojtarë si pasojë e kontratës së re me pagë marramendëse të Mesut Ozilit, raporton Daily Mail.

Në bazë të kontratës së re, Ozil do të paguhet 395.000 euro në javë, gjë që ka bërë që parametrat e pagave të ndryshojnë në klubin londinez.

Lojtarët që Arsenali mund t’i shesë për ta financuar pagën e Ozilit janë Aaron Ramsey, Danny Welbeck dhe Jack Wilshere.

Ramsey dhe Welbeck, të cilët i kanë vetëm edhe nga 18 muaj në kontratat e tyre aktuale me klubin, mund t’i rrisin kërkesat për pagë më të lartë dhe ta detyrojnë Arsenalin t’i shesë, derisa Wilshere mund të largohet si lojtar i lirë në verë.

Related posts

“LOJTARI MË I MIRË I FIFA-s”/ Klopp sugjeron se kujt duhet t’ia japin “Topin e Artë” mes Messit dhe Van Dijk

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” FITOJNË ME GOLEADË/ Pogba i dërgon Mourinhos mesazhin e paimagjinuar…

Delo.autor

“TË GJITHA ZGJIDHJET JANË…”/ Leonardo zbulon sekretin: Ja pse dështoi ardhja e Ibrahimovic dhe Fabregas te Milan

Delo.autor

Leave a Comment