Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Ronaldo, Kroos dhe Isco në “kor”: Do të shkruajmë historinë…

Në ditën e konferencës për shtyp, të organizuar nga UEFA për finalen e Champions League, kanë dalë para gazetarëve Cristiano Ronaldo, Toni Kroos dhe Isco. “Jam shumë mirë fizikisht dhe dëshiroj të shkruaj historinë. Në nivel personal do të ishte trofeu i pestë i Champions League dhe kjo është diçka e pabesueshme,” – ka thënë “CR7” rreth 5 ditë para finales së Champions. Kroos nuk i zë besë kundërshtarit: “Do të jenë 11 “kafshë”, pres një Liverpool agresiv.” Ndërsa Isco shton: “Shpresoj të jem titullar, por i takon trajnerit të vendosë.”

Ronaldo do të kishte preferuar një kundërshtar tjetër në finale: “Si tifoz i Manchester United do të më kishte pëlqyer të luaj kundër “djajve”, por nëse Liverpool ka arritur deri këtu do të thotë se e e meriton dhe do të jetë një finale speciale, si gjithë të tjerat deri tani.” Një koment për “të kuqtë” e Klopp: “Eshtë një ekip që më kujton si ishim ne katër apo pesë vjet më parë. Shumë e shpejtë, me sulmues që kanë shënuar më shumë se 30 gola dhe do të jetë shumë e vështirë për t’i ndalur. Por ne jemi më të mirët dhe do ta tregojmë në fushën e lojës. Unë jam shumë mosbesues, por me bindje se mund të fitojmë.”

Kroos thuajse nuk e beson se të shtunën mund të fitojë për herë të tretë radhazi trofeun e Champions League. “Eshtë shumë e veçantë, por një ndeshje shumë e vështirë. Do të jetë diçka e çmendur nëse do të fitojmë për herë të tretë radhazi veprimtarinë më prestigjioze. Nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën dhe nuk e di nëse do të ndodhë në të ardhmen, por synojmë t’ia dalim sepse do të ishte diçka historike. Jemi shumë të motivuar dhe të përqendruar. Me gjithë respektin për Liverpool, nëse luajmë ashtu si dimë do t’ia dalim.”

Isco “i tërheq” veshët gazetarëve: “Nuk e kam thënë kurrë që ndihem një futbollist i rëndësishëm për Real.” Ai shpreson të jetë në fushë në Kiev: “Të luash një finale të Champions League është shumë e komplikuar dhe aq më tepër të jesh titullar në një skuadër si Real Madrid, – tha fantazisti nga Spanja. – Eshtë e qartë se dëshiroj të luajë nga minuta e parë, por trajneri është ai që vendos. Te ne janë të rëndësishëm dhe lojtarët e stolit, sepse nuk fitojnë vetëm ata 11 që janë në fushë. E fitojmë të gjithë së bashku…”

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan i ofron 7 milionë euro për një vit Ibrahimovic

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Zbulohet strategjia e Tiranës, Shehi dorëzon listën. Klubi plotëson dëshirat

Delo.autor

NGA MERKATO TEK TROFETË/ Rrëfehet trajneri Pioli: Futbolli modern ka nevojë për lojtarë me dy karakteristika

Delo.autor

Leave a Comment