Futboll Sport

“NE NUK SHIKOJMË ÇFARË BËJNË TË TJERËT”/ Conte flet pas barazimit zhgënjyes

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur i zhgënjyer pas barazimit 2-2 me Parmën 2-2.

Por, në mikrofonët e “Sky Sport”, Conte u shpreh se edhe për lojtarët e tij, është e vështirë të luash çdo tre ditë, dhe kjo i ka konsumuar tej mase, ndërsa nuk ngurroi as t’u bëjë thirrje drejtuesve se në janar duhen përforcime.

“Ne nuk shikojmë çfarë bëjnë të tjerët, mendojmë për veten. Në pjesën e parë nuk ishim mirë. Parma bëri një lojë të mirë, por ne pësuam dy herë, të dy golat nga mospërqëndrimi ynë. Sigurisht që ishim më mirë në pjesën e dytë, luajtëm mirë dhe merituam fitoren. Nuk kam çfarë u them më shumë gjëra lojtarëve, është ndeshja e tretë që luajmë në 6 ditë dhe pothuajse kanë të njëjtin ritëm. Por, është e vështirë të luash në kaq pak kohë, tre ndeshje”, thotë ai.

LODHJE MENDORE – Sigurisht që të luash me të njëjtët lojtarë çdo tre ditë, çon në një shterim fizik dhe mendor. Duhet të bëjmë vlerësimet edhe me klubin, për të bërë ndërhyrje në janar. E di që kjo periudhë nuk do jetë e lehtë.

Related posts

REZULTOI NEGATIV PREJ COVID-19/ Conte mund të buzëqeshë, në kampionat i kthehet ekuilibruesi në mesfushë…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dalje e pakuptimtë nga porta, Karius hedh kandidaturën për gafën e vitit (VIDEO)

Delo.autor

FORMA E SHKËLQYER NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Mesfushori Çekiçi zbulon ofertat: Më kërkojnë në Spanjë dhe Poloni, në janar…

Delo.autor

Leave a Comment