Futboll Kosova Sport

VEDAT MURIQI NUK DI TË NDALET/ Shikoni çfarë predhe ka shënuar në Turqi (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk di të ndalet! Sulmuesi i Kosovës shënoi një tjetër gol në Turqi, teksa realizoi të pestin, në fitoren e thellë 5-1 të Fenerbahçes, në shtëpi ndaj Koniasporit, e vlefshme për javën e 9-të të Superligës.

Muriqi

Muriqi avancoi i vetëm drejt hyrjes së zonës, dhe me një të majtë të fuqishme, mposhti portierin kundërshtar, duke mos i lënë asnjë shans. Më parë, golat e tjerë ishin shënuar nga Rodriges, Jorgensen, Tufan dhe Luiz Gustavo.

Ky ishte goli i pestë në kampionat për Muriqin, ndërkohë që me këtë fitore, Fenerbahçe shkon në vendin e dytë në kampionat, me 17 pikë, vetëm 1 më pak se Alaniaspori kryesues.

Related posts

Pas ngjitjes në Serinë A, Parma shpalos objektivin dhe konfirmon trajnerin

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Tirana: Cungu hedh të gjithë artilerinë e rëndë, në fushë Rama dhe Limaj (VIDEO)

Delo.autor

“PORTIER GAFASH, POR BURRË “MACHO”/ Ja çfarë thotë modelja e famshme për Loris Karius (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment