Futboll La Liga

Coutinho: Është e pabesueshme sesi Messi përmirësohet çdo ditë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, po përmirësohet çdo ditë e më tepër, sipas bashkëlojtarit të tij të ri, Philippe Coutinho.

Messi është duke e shijuar edhe një sezon tjetër të shkëlqyer në gjigantin e La Ligës, duke shënuar 27 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Express.

Coutinho, i cili u transferua në Barcelonë nga Liverpooli për 160 milionë euro gjatë janarit, ka thënë se është mahnitur sesi Messi, tashmë 30vjeçar, po përmirësohet çdo ditë.

“Duket e pabesueshme, por Messi bëhet më i mirë çdo ditë dhe si bashkëlojtar i tij, mund t’i shfrytëzoj momentet që i kaloj me të”, ka thënë braziliani për 8TV.

Related posts

I PANDALSHMI LIVERPOOL/ “Mbreti” i thyerjes dhe vendosjes së rekordeve të reja (STATISTIKAT)

Delo.autor

Mbijetoi mes vështirësive/ Teuta pret të arkëtojë miliona euro nga shitjet

Sadik.Autor

“MË RANË TË FIKËT 15 SEKONDA”/ Dëshmia e mbrojtësit të Francës alarmon UEFA-n që hap zyrtarisht hetim

Delo.autor

Leave a Comment