Futboll Sport

FORMA E MIRË NË SERIE A/ Mbrojtësi shqiptar “josh” Juventusin

Marash Kumbulla po kalon një formë jashtë të gjitha pritshmërive.

Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen me Veronën, duke u bërë në një nga titullarët e padiskutueshëm në ekip.

Për shkak të paraqitjeve të shkëlqyer me Veronën, Kumbulla ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Një nga skuadrat që po ndjek mbrojtësin shqiptar është Juventusi.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë e pëlqejnë 19-vjeçarin dhe në të ardhmen mund të nisin një ofertë në drejtim të tij.

Madje raportohet se të dielën kur Verona të luajë në shtëpi me Breshën, do të ketë skautë të Juventusit në “Bentegodi”, për të ndjekur nga afër pikërisht Kumbullën.

Related posts

Ibrahimovic: Manchester United mund të fitojë Kupën e Anglisë këtë sezon

Sadik.Autor

LIVE/ Brazili-Kosta Rika, seleçao nuk ka zgjidhje tjetër “veç” fitores ndaj të besuarëve të Oscar Ramirez

Sadik.Autor

Sarri akuzon: Kam dyshime, Juventus luan gjithmonë përpara

Q.Autor

Leave a Comment