Futboll Kategoria Superiore Sport

DRAMË NË “NIKO DOVANA”/ Teuta barazon “Bardheblutë” në frymën e fundit

Tirana doli triumfuese në kryendeshjen e javës së 11-të në Superiore, teksa mposhti Teutën në transfertë me shifrat 0-1.

Pjesa e parë në Durrës, nisi me presionin e madh të ekipit të Shkëmbit, por pa mundur të gjejnë golin edhe pse me disa tentativa. Gjithsesi, të parët që zhbllokuan takimin ishin miqtë, me një aksion mjaft të bukur.

Pas një harkimi të Kobinasë, ishte Vangjeli që goditi dy herë, por pa rezultat, gjithsesi aty i gjendur ishte Ngo që e shtyu drejt rrjetës. Pjesa e parë, edhe pse pati tentativa nga të dyja ekipet, nuk prodhoi më gola.

Në të dytën, ishte ekipi i Bledi Shkëmbit që provoi gjatë gjithë kohës, ndërsa Tirana mbrohej. Teksa miqtë rezistonin, ata mbetën me 10 vetë, pas kartonit të dytë të verdhë të Hoxhallarit. Kjo i dha më shumë shtysë vendasve, që pas shumë tentativave, më në fund thyen Likën, falë golit me kokë të Hoxhës që ndoqi një top të mbetur në zonë.

Pati edhe një karton të kuq për Torasën, i dyti i verdhë, dhe Tirana e mbylli me 9 vetë. Në fund, ekipet ndanë nga një pikë, ndërkohë që Tirana e gjen veten me 18 pikë, momentalisht në vendin e parë. Në kuotën e 17 pikëve Teuta, që mban vendin e katërt.

Related posts

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta gati 133 milionë euro për 4 lojtarë, ja emrat

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimit Brazil-Kosta Rika, Neymar titullarë

Sadik.Autor

E ARDHMJA E SULMIT TË GJERMANISË/ Talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës me fanellën e “pancerave” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment