Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUABUEZE ËSHTË NJË SULMUES ME SHUMË VLERË”/ Trajneri Cungu pas triumfit: Ju tregoj çelësin e suksesit të skuadrës

Laçi mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-4 në sfidën e zhvilluar në Korçë. Një fitore tepër e rëndësishme për skuadrën kurbinase, e cila ka hedhur vështrimin në pjesën e sipërme të renditjes. Trajneri i Laçit, Cungu, u shpreh i kënaqur për triumfin, teksa deklaroi:

“Mendoj se djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë, agresive, ushtruan presion të vazhdueshëm. Skuadra po shprehet mirë në fushën e lojës. Kjo është e rëndësishme.

Nuabueze- Është një futbollist me shumë vlerë. Në 4 javë ka shënuar 7 gola. Po bën punën shumë mirë. Nuk është individualist. Kishim mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë. Në përgjithësi gjithë ekipi po funksionon.

Kam kaluar shumë lojtarë, prej disa vitesh. Nëse flasim për sulmues, mund të them për 2 emra, Xhejms, kur isha te Laçi. Nuabueze është një sulmues tipik. Jo vetëm është shumë i fuqishëm, por mban peshën e ekipit. Për momentin mund të them që është në vend të parë.

Arsyet për të qenë pretendentë- Laçi duhet të futet në fushë dhe të tentojë të marrë maksimumin. Ana psikologjike tek ekipi është shumë e rëndësishme. Nuk ka justifikime për sa i përket moralit, është në nivelet maksimale. Këtë gjë e kanë marrë me shumë djersë dhe punë. Është e rëndësishme që të mbajmë ritmin. Nuk më pëlqen të flas me objektiva të largëta. Objektivi i radhës është sfida ndaj Kukësit, ku do të tentojmë të marrim 3 pikë”, u shpreh Cungu.

Related posts

“Don Balon” zbulon ofertën e Real Madridit për Lewandowskit

Sadik.Autor

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikasin lojtarët e Tiranës, zhgënjejnë ata të Kukësit

Delo.autor

Mirabelli në tribunë, vëzhgon lojtarin që i duhet Milanit për sulmin

Sadik.Autor

Leave a Comment