Futboll La Liga Sport

NUK PËRFITON REAL MADRID/ Betis i merr barazimin me “dhunë”

Real Madridi ka humbur shumë nga shkëlqimi i mëparshëm! Të besuarit e Zinedine Zidane nuk shkojnë më shumë se sa një barazim 0-0 me Real Betisin në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, por nuk dolën dot te goli.

Vendasit ishin më kërkues, por Benzema ishte i izoluar në pjesën e parë. Hazard po shpalos më shumë nga potencial i tij dhe po përshtatet, por sërish pa shumë peshë. Belgu realizoi në pjesën e parë, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion jashtëloje. Minutat e fundit të pjesës së parë sollën rrezik në portën e Courtois që reagoi mjaft mirë.

Pjesa e dytë pa Realin krejtësisht në sulm, por sërish goli nuk doli. Shansi më i mirë i ndeshjes ishte me anë të Mendyt, por francezi gaboi pak metra larg portës. Ai nuk shënjestroi si duhet dhe topi përfundoi jashtë. Deri në fund të sfidës nuk u shënua asnjë moment tjetër i rrezikshëm. Reali mbetet në vendin e dytë me 22 pikë, po aq sa Barcelona, ndërsa Betisi në vendin 14. Granda ka mundësi të rrëmbejë kreun në ndeshjen e nesërme, por dhe Sociedadi mund të barazohet në krye të klasifikimit.

Related posts

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Dinamo-Tirana. Rezultati 2-0

Delo.autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË YLLI POLAK/ “Bomberi” Piatek lë pas të gjithë lojtarët e Milanit, ja statistikat

Delo.autor

SFIDA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Holanda, një skuadër e rigjetur, a do të përsëritë suksesin e vitit 1988?

Delo.autor

Leave a Comment