Futboll Sport

“RIKTHIMI NË FUSHË ËSHTË EMOCION I BUKUR”/ Asllani gati për Interin: Këtë vit duam titullin

Përgatitjet e skuadrës zikaltër vazhdojnë për sezonin 2023-‘24 edhe me Kristjan Asllanin.asllani

Në fushë me shokët e tij të skuadrës, është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili në një intervistë të shkurtër për televizionin e klubit, “Inter TV”, zbuloi emocionet e ditëve të para të punës në qendrën stërvitore “Suning” me shokët e skuadrës.

“Është një emocion i bukur. Të shohësh shokët e skuadrës gjithmonë ka një efekt të caktuar. Është bukur të kthehesh në fushë dhe në dhomën e zhveshjes. Këto janë gjëra që mungojnë kur je me pushime. Kam shumë dëshirë për t’ia rinisur, fusha më mungon gjithmonë”, ishin fjalët e para të yllit të Kombëtares kuqezi, i cili ishte shumë pranë ëndrrës së fitimit të Ligës së Kampioneve sezonin e shkuar, por italianët u mposhtën nga Mançester Siti në finale.

Sezoni i ri vjen me objektiva të rinj për talentin elbasanas, i cili këtë edicion ëndërron titullin e Serisë A.

“Objektivi ynë është që të synojmë kampionatin. Sezoni i kaluar ishte një sezon i bukur dhe një eksperiencë e pabesueshme. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar gjithmonë dhe shpresojmë të bëjmë mirë këtë vit. Përgatitja ka shumë peshë, është shumë e rëndësishme. Duhet të përpiqemi të punojmë shumë dhe fort për të mbërritur gati në javën e parë të kampionatit”, përfundoi 21-vjeçari.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Bacelona-Napoli. Rezultati 3-1

Delo.autor

ANALIZA/ Reali si kurrë më parë, Vinicius njeriu i finaleve

F.autor

“SEZON I RI, HAALAND I VJETËR”/diat jehonë “biondit”, por “bomberi” i Guardiola nuk feston: Nuk mendoj për golat e mi

F.autor

Leave a Comment