Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ Partizani mposht “Gjirokastritët” dhe nis marshimin

Partizani ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Një fitore e vuajtur për skuadrën e Lerdës, teksa në pjesën e parë, gjirokastritët humbën një 11-metërsh me anë të kapitenit Rapo.

Për t’i siguruar 3 pikë kampionëve në fuqi mendoi Çinari dhe Asani, që në harkun e 2 minutave, tundën 2 herë rrjetën. Me fitoren e sotme, Partizani merr i vetëm kryesimin me 21 pikë. Në sfidën e radhës, të kuqtë do të jenë mysafirë ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Luftëtari pret Teutën.

Related posts

Miku i Putin dhe mbreti i gazit, ja kush është miliarderi që do Milan-in

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Salah zbulon se çfarë i tha Mourinho gjatë takimit në prag United – Liverpool

Sadik.Autor

MILAN-JUVE/ Super ndeshja transmetohet në 200 vende të botës, arkëtohen miliona

F.autor

Leave a Comment