Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TALENTI I KOMBËTARES U-19 DHURON SPEKTAKËL NË ITALI/ Sulmuesi Ibrahimi shënon super gol nga një kënd i pamundur (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Brijan Ibrahimi, ishte protagonist në triumfin 5-1 që skuadra e tij, Torino U-19 arriti ndaj bashkëmoshatarëve të Bolonjës.

Shtatlarti 18-vjeçar u hodh në fushë në minutën e 85-të, ndërkohë që vetëm 6 minuta i mjaftuan për të realizuar një supergol nga një kënd thuajse i pamundur.

Ibrahimi shtangu portierin me një gjuajtje të kalibruar në afërsi të vijës fundore, teksa e dërgoi topin në rrjet. Kujtojmë që 18-vjeçari është një titullar absolut te skuadra e 19-vjeçarëve, ku së bashku me Brojën do të formojnë repartin e sulmit.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Juventus-Porto. Rezultati 3-2

Delo.autor

E PAZAKONTË NË SUPERIORE/ Portieri braktis fushën e lojës

F.autor

Kërkesa për pezullimin e vendimit të UEFA-s, reagon Skënderbeu: Ja kur CAS merr vendimin

Sadik.Autor

Leave a Comment